Ndeshje pa histori, Senegali shkatërron Irakun dhe kalon në fazën me eliminim direkt

Nga A2 CNN
26 Qershor 2026, 23:23 | Futboll

Ndeshje pa histori, Senegali shkatërron Irakun dhe kalon në fazën

Senegali u kualifikua si një nga ekipet më të mira të renditura në vendin e tretë, pasi shkatërroi Irakun 5-0 në ndeshjen e fundit të Grupit I.

Pas vetëm katër minutash lojë, Diarra i kaloi afrikanët në epërsi, ndërsa kundërshtarët e tyre mbetën me dhjetë lojtarë në minutën e 13-të pas kartonit të kuq të Sulaka, shkruan A2.

“Luanët” ishin të pamëshirshëm në pjesën e dytë: Sarr dyfishoi epërsinë në minutën e 56-të. Dy gola të Gueye në minutat e 59-të dhe 71-të çuan rezultatin në 4-0.

Ndërkohë, Ndiaye vulosi fitoren në minutën e 82-të.

Senegali përfundoi i treti në grup, pas Francës dhe Norvegjisë, por prapë avancoi në raundin e 1/32-ve.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos