Sot në mesditë, në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti i "play-off"-it të Champions League.
Skuadrat që përfunduan fazën e ligës nga vendi i nëntë deri në vendin e 16 do të jenë koka serie në shortin e parë të fazës eliminatore dhe do të përballen me një skuadër të renditur nga vendi i 17 deri në 24. Për kokat e serisë edhe favori i luajtjes së ndeshjeve të kthimit në shtëpi. Tetë skuadrat që kalojnë nga play-off do të luajnë në raundin e 1/8-ave, shkruan A2.
Interi është skuadra e vetme italiane që kualifikohet direkt në fazën e 1/8-ve në Ligën e Kampioneve. Zikaltrit do të presin më pas ekipin që do të përballen nga fituesit e dy sfidave që do të dalin mes katër ekipeve: Milan, PSV, Juventus dhe Feyenoord. Kështu, kampionët e Italisë rrezikojnë që të kenë në çerekfinale një derbi të Milanos ose atë të Italisë.
Hapat fals në javën e fundit të Ligës së Kampioneve të Juventusit dhe Milanit mund të bëjnë që dy skuadrat italiane të vihen përballë njëra-tjetrës në fazën “playoff”. Bardhezinjtë do të përballen me një mes Milanit dhe PSV. Më pas, nëse kalon në 1/8-tat, Juvja ka shans të përplaset me Interin dhe nëse nuk ka surpriza, përballë mund të ketë edhe Atletico Madrid, Leverkusen, Bayern Munchen, Real ose City. Gjithçka do të zbulohet pas shortit të sotëm. Duke u kthyer te Milani, Milani arrin që të kalojë këtë fazë, do të vendoset përballë Arsenalit të vendit të tretë ose një tjetër derbi kundër Interit.
Me formatin e ri të Champions, që në "playoff" do të ketë shumë duele të forta, teksa ndeshjet e para do të luhen me 11 dhe 12 shkurt, ndërsa të kthimit me 18 dhe 19 shkurt. (A2 Televizion)