Shqipëri-Andorra, austriaku Sebastian Gishamer do të gjykojë ndeshjen në Tiranë

Nga A2 CNN
23 Mars 2025, 12:01 | Futboll

Shqipëri-Andorra, austriaku Sebastian Gishamer do të gjykojë

Austriaku Sebastian Gishamer do të jetë arbitër kryesor në ndeshjen Shqipëri-Andorra në Arenën kombëtare.  

Kjo do të jetë hera e parë për 36 vjeçarin që do të gjykojë këto dy kombëtare, megjithatë emri i tij nuk është i panjohur për futbollin shqiptar.

Në vitin 2019, ai vendosi drejtësi në ndeshjen e Kukësit, që në atë kohë luante për turin e parë kualifikues të Ligës së Europës.

Verilindorët humbën 3-0  ndaj hungarezëve të Debreçen, por ajo që ra më shumë  në sy ishin gjashtë kartonët e verdhë për verilindorët që ndikuan jo pak dhe në fushën e blertë.

Ndeshja Shqipëri-Andorra do të luhet këtë të hënë në oren 20:45.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos