Siguroi qëndrimin e Kastriotit, Dejvid Kapllani, një goleador në kategorinë e parë

Nga A2 CNN
24 Maj 2024, 16:57 | Futboll

Siguroi qëndrimin e Kastriotit, Dejvid Kapllani, një goleador në

Nga superliga shqiptare dhe finalet e titullit do të flasim tani për Kategorinë e Parë. Pa dyshim një nga lojtarët që ka spikatur me golat spektaklin e tij në fushë dhe mbi të gjitha qetësinë që ai ka para portës ka qënë futbollisti I Kastriotit, Dejvid Kapllani.

Edhe pse u transferua tek krutanët në janar të këtij viti, Kapllan arriti të kthehej në një lider për skuadrën duke shënuar 14 gola dhe dhuruar dy assist në 17 ndeshje që ai është aktivizuar. Sot është një lojtar I lirë, pasi I ka përfunduar kontrata me ekipin e Kastriotit, dhe këtë verë pritët të ketë shumë lajme për të. 

Ndonëse merkatoja e nuk është hapur ende, interesi dhe nga klubet e elitës nuk ka munguar. Me ne sot në A2 Sport, Dejvid Kapllani (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos