Finalja e titullit, Partizani përballë Egnatias të dielën

Nga A2 CNN
24 Maj 2024, 16:53 | Futboll

Finalja e titullit, Partizani përballë Egnatias të dielën

Këtë fundjavë e gjithë vëmendja është tek finalja e titullit, Partizani-Egnatia në Air Albania. Dy ekipe që i kanë dhënë shumë këtij kampionati do të masin forcat në kryeqytet për ty shpallur kampione të Shqipërisë.

Sezonin e rregullt, e mbyllën me pikë të barabarta ndërsa tani janë vetëm 90 minuta larg trofeut. Në 4 ndeshje që kanë zhvilluar së bashku këtë sezon, 3 takime kanë dalë barazim ndërsa një ka fituar Egnatia pa harruar dhe ndeshjen e Superkupës, ku Partizani arrti të triumfojë ndaj ekipit rrogozhinas duke bërë për vetë trofeun.

Megjithatë në një ndeshje të tillë, nuk ka favoritë. Edhe sporti në Rrogozhinë po kalon një periudhë të lavdishme.

Pasi fituan Kupën e Shqipërisë, për vitin e dytë radhazi, Egnatia kërkon të fitojë për herë të parë titullin kampion, dhe është vetëm 90 minuta larg historisë. Çdo gjë do të vendoset të dielën në orën 21:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos