Kol Palmer nuk do të jetë pjesë e Anglisë për ndeshjet kundër Shqipërisë dhe Letonisë. 22-vjeçari nuk i’a ka dalë të rikuperohet në kohë nga lëndimi muskulor, për sfidat e para kualifikuese të Botërorit 2026.
Ylli i Çelsit do të qëndrojë te skuadra e tij për vizita të specializuara mjekësore. Ai do të zëvendësohet nga fantazisti i Notingam Forrest, Gibs-Uajt, shkruan A2 CNN.
Ky i fundit ka shkëlqyer në Premier Ligë, por u la jashtë ekipit nga trajneri Tuhel, i cili riktheu në përfaqësuese kapitenin e Ajaksit, Xhordan Henderson. (A2 Televizion)