Stadiumi 4.150 metër mbi nivelin e detit, Bolivi-Uruguai, lojtarët me shishe oksigjeni në fushë

Nga A2 CNN
27 Mars 2025, 15:11 | Futboll

Stadiumi 4.150 metër mbi nivelin e detit, Bolivi-Uruguai, lojtarët me

Bolivia është një prej skuadrave më të vështira në Amerikën Latine dhe arsyeja është e thjeshtë. Përfaqësuesja i zhvillon ndeshjet në stadiumin “El Alto”, që përkthehet në shqip “I larti”, i cili është pozicionuar në 4,150 metër mbi nivelin e detit.

Lartësia ndikon në mungesën e oksigjenit dhe kjo bën që kushtet për zhvillimin e ndeshjeve të jenë tejet të vështira.

Në imazhet e ndeshjes së fundit kualifikuese ndërmjet Bolivisë dhe Uruguai-t shfaqet futbollisti i miqve, Hoze Maria Himenez që gjatë lojës detyrohet të përdorë një shishe me oksigjen, për tu mbushur me frymë.

Edhe pse luan te Atletiko e Madrid dhe në nivelet më të larta, kapiteni i uruguaianëve u shfaq në vështirësi të mëdha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos