Supersfidë City-Real për fazën e “playoff”-it në Champions

Nga Erald Kodhelaj
31 Janar 2025, 12:32 | Futboll

Supersfidë City-Real për fazën e “playoff”-it në

Një finale e parakohshme. Shorti i fazës “playoff” përcaktoi që Manchester City të përballet me Realin e Madridit për një vend në 1/8 e Champions League.

Sipas skemës së përcaktuar, “Citizens” kishin si rivalë potencialë edhe Bayern Munchen, por goglat vendosën të rikthenin duelin ndërmjet dy skuadrave që e kanë dominuar eventin në vitet e fundit.

City-Real është edhe një duel në stol ndërmjet Pep Guardiolës dhe Carlo Ancelottit, por edhe një sfidë mes lojtarëve më të mirë në botë dhe që mund të vlejë Topin e Artë. Në anën tjetër, Bayern buzëqesh sepse e pret testi më i lehtë përballë Celtic.

Shorti në Nyon evitoi derbin italian ndërmjet Juventusit dhe Milanit. Me 50% shanse që kjo ndeshje të luhej, në fakt bardhezinjtë “peshkuan” PSV Eindhoven, ndërsa kuqezinjtë do të kenë në rrugën e tyre Feyenoord.

Në çiftet e tjera, PSG sfidon Brest, Benfica luan me Monaco, Atalanta do të ketë përballë Club Brugge, ndërsa Borusia Dortmund do të ndeshet me Sporting.

Ndeshjet e fazës “playoff” do të nisin më 11 dhe 12 shkurt, me takimet e kthimit të përcaktuara në datat 18 dhe 19 shkurt.

Sipas skemës drejt finales së vitit 2025 në Mynih, nëse kualifikohen Juventusi dhe Milani rrezikojnë një tjetër derbi, këtë herë me Interin në 1/8, aty ku si kundërshtar është edhe Arsenali.

Liverpool dhe Barcelona presin fitueset e çifteve Brest-PSG dhe Monaco-Benfica. Fitueset e dueleve Manchester City-Real Madrid dhe Bayern-Celtic do të kenë si rivalë Atletico Madrid dhe Leverkusen. Ndërkohë, Lille dhe Aston Villa janë kundërshtarët potencialë të radhës për Atalantën dhe Dortmund.

Supersfidë City-Real për fazën e “playoff”-it në

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos