Dashuria për ekipin e zemrës nuk njeh moshë. Fanella bëhet lëkura e dytë e çdo tifozi.
Për atë skuadër gëzohen, derdhin lot dhe në fund mbeten tifozë të përjetshëm. Tirana, edhe pse nuk po kalon periudhën më të mirë të saj, tifozët gjithmonë kanë qenë mbështetja më e madhe për klubin.
Ata janë rritur duke parë Tiranën në stadium dhe nuk mendojnë ta lënë atë për asnjë motiv.
Ngjyrat bardheblu të rrethojnë ngado që hedh sytë. Një dashuri e pastër dhe pa kushte ajo mes tifozëve bardheblu dhe klubit kryeqytetas. Historitë me Tiranën janë të pafundme, ashtu sikur dhe sakrificat që ata kanë bërë për të ndjekur nga afër klubin bardheblu.
Dëshira më e madhe që ata kanë është të shohin dhe një herë në maja Tiranën e tyre të zemrës. Edhe pse në një periudhë të errët, ata nuk dorëzohen, përkudrazi premtojnë se do të jenë pas ekipit duke u bërë lojtari i 12 në fushë.
Gjak bardheblu! Kështu shprehen këta tifozë që për vite e vite me radhë janë rritur me këto ngjyra. Emocionet që i ka dhënë kjo skuadër janë të mëdha dhe përjetohen po njësoj që nga dita e parë e deri më sot... (A2 Televizion)