Vllaznia me Elbasanin e mbyllin në barazim në “Loro Boriçi”

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2025, 19:43 | Futboll

Vllaznia me Elbasanin e mbyllin në barazim në “Loro

Vllaznia dhe Elbasani e kanë mbyllur me barazim 1-1 sfidën e vlefshme për javën e 26-të të Superiores.

I gjithë spektakli ishte në pjesën e parë ku u shënuan dy gola dhe u humb një penallti, shkruan A2.

Fillimisht, Vllaznia zhbllokoi sfidën me Deliun. Më pas, vendasit gjetën barazimin me Mustën.

Kuqeblutë mund të ktheheshin sërish në avantazh, por Bekim Balaj pa Abalorën t’i priste penalltinë.

Pas këtij rezultati, Vllaznia mbetet në vendin e dytë me 45 pikë, ndërsa Elbasani mban vendin e pestë me 31 pikë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos