
Ka vijuar gjatë orëve të mbrëmjes përhapja me shpejtësi e flakëve në malin e Shëngjinit, pranë rrugës kryesore në lagjen Sake.
Në përhapjen e flakëve ka ndikuar edhe era e fortë, ndërsa zjarrfikësit po hasin vështirësi që të ndërhyjnë pranë vatrës, për shkak të terrenit.
A2CNN mëson se aktualisht janë 5 zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkaq, raportohet edhe për një shpërthim pranë vatrës së zjarrit.
Dyshohet se një cope gur plagosi pasagjerin e një makine që shkonte në drejtim të Shëngjinit.
I riu u transportua menjëherë drejt Spitalit të Lezhës për ndihmë mjekësore, ndërsa po hetohet ngjarja. (A2 Televizion)