FIFA shtyn orarin e ndeshjes Angli-Meksikë, ja arsyeja

Nga A2 CNN
3 Korrik 2026, 23:15 | Futboll

FIFA shtyn orarin e ndeshjes Angli-Meksikë, ja arsyeja

Ndeshja e Anglisë me Meksikën e vlefshme për 1/8 e Kupës së Botës do të shtyhet për në orën 19:00 (sipas orës lokale) të dielën.

FIFA është e përfshirë në bisedime mbi orarin e ndeshjes në Azteca, Mexico City, e cila ishte planifikuar të fillonte në orën 01:00 (18:00 sipas orës lokale).

Parashikimet sugjerojnë se mund të ketë stuhi dhe shi të rrëmbyeshëm rreth asaj ore, megjithëse FIFA ende nuk ka dhënë ndonjë shpjegim për ndryshimin.

Sipas rregullave të sigurisë së turneut, çdo goditje rrufeje e zbuluar në afërsi 8 milje nga stadiumi sjell një vonesë automatike prej 30 minutash të lojës.

Rregulloret e FIFA-s për Kupën e Botës 2026 përcaktojnë se ajo ka të drejtë të "anulojë, riplanifikojë ose zhvendosë" ndeshjet "sipas gjykimit të saj të vetëm".

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos