West Ham interesohet për Asllanin, Inter i thotë “jo”

Nga Dea Kozma
31 Janar 2025, 13:03 | Futboll

West Ham interesohet për Asllanin, Inter i thotë “jo”

Ndonëse në orët e fundit të merkatos, emri i Kristjan Asllanit vijon të mbetet një kryefjalë për shumë klube brenda dhe jashtë Italisë.

Së fundmi interes për mesfushorin shqiptar ka treguar skuadra e West Ham që prej kohësh e ka monitoruar futbollistin zikaltër. Lajmin e ka bërë publik faqja e njohur zikaltër InterNews.it që mes të tjerash raporton se pavarësisht interesit të shumë klubeve, Kristjan Asllani mbetet pjesë e projektit të Interit edhe në të ardhmen.

Pas dëmtimit të Hakan Çalhanoglu, mesfushori i kombëtares shqiptare ka fituar besimin e trajnerit Inzaghi, ndonëse u kritikua shumë kundër Milanit në Superkupë apo Bolonjës në Meazza, por dukshëm me paraqitjet e tij në ndeshjet e fundit është rritur fizikisht dhe ka fituar siguri në fushë, shkruan A2.

Zikaltërit e konsiderojnë pjesë të projektit, por kjo nuk do të thotë se nuk do të vlerësojnë oferta të tjera në merkaton e verës.

Këtë sezon, Kristjan Asllani është aktivizuar në 21 ndeshje me fanellën zikaltër, ka shënuar 1 gol dhe ka dhuruar dy asist. Kontrata e tij me klubin zikaltër skadon në qershor të vitit 2028. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos