Stenio Junior “pushton” Kukësin

Nga A2 CNN
3 Maj 2022, 19:49 | Futboll
Stenio Junior “pushton” Kukësin

Partizani ka mundur Kukësin në transfertë, me rezultatin 2-1, duke marrë njëkohësisht edhe vendin e tretë në renditje, pikërisht në dëm të kundërshtarëve që kishin sot përballë.

Të kuqtë kaluan në avantazh në minutën e 26, me Stenio Junior, i cili dyfishoi shifrat në minutën e 40.

Në pjesën e dytë, Kukësi rihapi ndeshjen me golin e Milunovic, që në minutën e 52-të, por nuk arritën të shmangnin humbjen.

Kjo ishte ndeshja e 7 radhazi pa fitore e Kukësit, ndërsa Partizani hedh një hap të madh drejt sigurimit të pjesëmarrjes në sezonin tjetër të Conference League. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos