
Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi një studim të fundit, sipas të cilit, orët e gjata në punë vrasin mijëra jetë çdo vit.
Ky studim që është kryer për herë të parë tregon se vetëm gjatë vitit 2016, 745 mijë persona humbën jetën si pasojë e sëmundjeve të zemrës për shkak të orëve të gjata në punë.
Vendet që kanë shënuar më shumë fatalitete nga puna e lodhshme ndodhen në Azinë Juglindore dhe Paqësorin Perëndimor.
Studiuesit zbuluan se të punosh 55 orë ose më shumë në javë është e lidhur me një rrezik 35% më të lartë për të pësuar atak kardiak apo 17% më shumë për të vdekur nga sëmundjet e zemrës, në krahasim me ata që punojnë 35-40 orë në javë. (A2 Televizion)