Sulm me armë pranë një kishe në SHBA, të paktën 3 viktima

Nga A2 CNN
3 Qershor 2022, 08:03 | Bota
Sulm me armë pranë një kishe në SHBA, të paktën 3

Nuk kanë të ndaluar sulmet me armë në Shtetet e Bashkuara. Pas ngjarjes në një spital në Tulsa, ku u vranë 4 persona, një tjetër sulm i armatosur u regjistrua pranë një kishe në Ames të Iowa.

Sipas të dhënave paraprake, 3 persona kanë humbur jetën mes të cilëve dhe vetë agresori. Ngjarja u regjistrua në momentin kur në kishë po mbahej një ceremoni, kur një burrë u afrua pranë parkingut dhe vrau dy gra për të qëlluar më pas veten.

Motivet e kësaj ngjarjeje janë ende të paqarta, ndërkohë që policia po vijon hetimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos