Sulm me thikë në Britani, 5 të plagosur, arrestohet autori

Nga A2 CNN
11 Tetor 2019, 20:06 | Bota

Pesë persona u plagosën me thikë në një qendër tregtare në Mançester të Britanisë. Policia e anti-terrorit ndërhyri menjëherë dhe arrestoi autorin e këtij sulmi.

Video të publikuara në rrjete sociale shfaqin agjentët ndërsa neutralizojnë agresorin në vendin e ngjarjes.

Identiteti i tij nuk behet i ditur, por besohet te jete rreth 40 vjeç. Nuk dihen ende motivet e sulmit, ndërsa autoritetet britanike kanë hapur një hetim për këtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos