Presidenti Trump ofendon Biden dhe të birin, Hunter: Je dështak!

Nga A2 CNN
11 Tetor 2019, 12:01 | Bota
Presidenti Trump ofendon Biden dhe të birin, Hunter: Je dështak!

Presidenti amerikan, Donald Trump degradon në sulmet e tij kundër rivalit demokrat, Joe Biden.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ofendoi rëndë ish zëvendëspresidentin dhe të birin e tij gjatë një tubimi në Minesota.

“Ku është Hunter. Dëshiroj të shoh Hunter të përgjigjet. Hunter, ti nuk di asgjë rreth energjisë, sinqerisht asgjë. Hunter, ti je një dështak. Pse përfitove 1.5 miliard dollarë, Hunter? Babai yt nuk është konsideruar asnjëherë i zgjuar dhe as senator i mirë. Ai ishte thjeshtë një zëvendëspresident i mirë vetëm pasi mësoi se si t’i servilosej Barak Obamës”, deklaroi Trump. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos