Sulmi mbi Capitol, 6 janari që njollosi demokracinë amerikane

Nga A2 CNN
22 Qershor 2022, 17:20 | Aktualitet

Sulmi mbi Kongresin amerikan më 6 janar 2021, nga mbështetësit e Donald Trump, në përpjekje për të rikthyer rezultatin e presidencialeve të nëntorit, ka hyrë tashmë në një fazë tëre, me seancat publike dëgjimore, duke rikthyer në fokus aktet e dhunës mbi Kapitol atë ditë dhe rolin e atyre që e planifikuan atë. Demokratët, në Komisionin hetimor të Kongresit, për ngjarjet e 6 prillit, do të tentojnë të kundërshtojnë e të hedhin poshtë, përpjekjet e republikanëve, për të minimizuar apo mohuar dhunën e asaj dite, vetëm pak muaj larg zgjedhjeve të mesit të mandatit më 8 nëntor, që do të përcaktojnë qartë edhe se cila parti do të kontrollojë Kongresin për 2 vitet e ardhshme. Katër persona humbën jetën në sulmet e asaj dite, thuajse 140 policë u plagosën gjatë protestave brenda dhe jashtë dyerve të kongresit, me mes tyre edhe mbështetësit e Trump, por edhe oficerët e policisë. Ja çfarë ndodhi atë ditë, orë pas ore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos