
Shirat e dendur dhe erërat e forta po shkatërrojnë zona të ndryshme të Japonisë, ndërsa ky shtet po përballet me stuhinë më të fuqishme në 60 vitet e fundit.
Tajfuni “Hagibis” preku tokën në jug të vendit dhe autoritetet u kanë bërë thirrje miliona qytetarëve që të lënë banesat për shkak të rrezikut të përmbytjeve dhe rrëshqitjes së dheut.
Stacione të shumtë trenash dhe metroje kanë pezulluar punën, ndërsa numërohen mbi 1 mijë fluturime të anuluara.
Autoritetet e Japonisë raportuan për një viktimë në Tokio dhe disa të plagosur. Dëmet materiale janë të shumta, kryesisht në banesa dhe automjete. (A2 Televizion)