Takimi Kurti-Vuçiç, bisedimet nisin sot në Bruksel me marrëveshjen në fokus

Nga A2 CNN
14 Shtator 2023, 14:07 | Aktualitet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kanë nisur takimin në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Kjo është hera e parë që ulen në të njëjtën tryezë që prej shpërthimit të tensioneve në veriun Kosovës në muajin maj. Sipas njoftimit të Bllokut, temë e takimit trepalësh është zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiçit në muajin shkurt, por do të diskutohen edhe çështjet aktuale. Për të analizuar margjinat e takimit në “Debati” i A2CNN ishte i ftuar ish-zv/ministri i Brendshëm i Kosovës Selam Shkodra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos