
Paolo Dybala nuk është shëruar ende nga koronavirus. Edhe pse nuk shfaq asnjë simptomë, “ylli” i Juventus, rezultoi në testin e katër, pozitiv me Covid-19.
Dybala u prek nga virusi më 21 mars së bashku me të fejuarën e tij, por kjo e fundit ia doli ta hedh pas krahëve sëmundjen.
Argjentinasi qëndron prej 40-ditësh në karantinë në shtëpinë e tij në Torino dhe do t’i duhet ende të presë për t’iu bashkuar skuadrës.
Klubi bardhezi ndërkohë njoftoi para pak ditësh shërimin e plotë të dy futbollistëve të tjerë të prekur nga koronavirusi, Blaise Matuidi dhe Daniele Rugani. (A2 Televizion)