Vitin e shkuar, tapeti i kuq i Golden Globes u mbush me ngjyra të errëta si pjesë e fushatës kundër ngacmimeve seksuale, por 2019-ta shënoi një rikthim në status quo.
Emrat më të njohur të Hollivudit mbërritën në Beverly Hilton Hotel mbrëmjen e së dielës, me kombinime nga më dramatiket.
Lady Gaga nuk triumfoi dot në kategorinë e aktores më të mirë, por sa i përket stilit ishte padyshim fituese.
Protagonistja e ‘A star is born’ u shfaq me një fustan të Valentinos, që riktheu në kujtese veshjen nga Judy Garland në 1954. Ajo e kishte shoqëruar me një varëse të mrekullueshme me diamante, nga Tiffani.
Mjaft e vlerësuar zgjedhja e protagonistes së "Crazy Rich Asians", Constance Wu, e cila parakaloi me një fund të gjatë prej tantelle, të kombinuar më një bust ngjyrë bezhë .
Sandra Oh, prezantuese e ceremonisë, risolli atmosferën e epokës së artë të Hollivudit, duke kombinuar fustanin e celur Versace me buzëkuq të flaktë dhe kaçurrelat klasike.
Aktorja veterane Julia Roberts, një dashamirëse e kostumeve në tapetin e kuq, kishte zgjedhur pantallona të zeza dhe një bust rrëzëllitës ngjyrë bezhë.
Nikol Kidman, e kandiduar për çmimin e aktores më të mirë në një film dramatik, dukej e mrekullueshme me fustanin me temina ngjyrë vishje. Aktoret Amy Adams dhe Laura Dern u paraqitën me ngjyra vibruese në ceremoninë që çel sezonin e çmimeve. (A2 Televizion)