Tare synon të transferojë te Lazio Xherdan Shaqirin

Nga A2 CNN
18 Gusht 2020, 21:11 | Futboll
Tare synon të transferojë te Lazio Xherdan Shaqirin

Pasi u zhgënjye nga David Silva, i cili firmosi me Real Sociedad-in, Igli Tare synon të transferojë te Lazio shqiptarin Xherdan Shaqiri.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari italian Nicolò Schira, sipas të cilit Lazio ka shfaqur interes për lojtarin e Liverpool.

Futbollisti me origjinë nga Gjilani, i cili përfaqëson kombëtaren e Zvicrës, ka edhe tri vite kontratë me kampionët e Anglisë dhe për këtë arsye anglezët zor se do ta lëshonin lehtë atë.

Në sezonin e fundit, Shaqiri u aktivizua vetëm në 11 ndeshje me Liverpool-in duke arritur të realizojë vetëm një gol. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos