Tashmë është zyrtare, Arteta rinovon me Arsenal deri në qershor të vitit 2025

Nga A2 CNN
6 Maj 2022, 12:43 | Futboll
Tashmë është zyrtare, Arteta rinovon me Arsenal deri në

Mikel Arteta do të vijoj të jetë në krye të pankinës së Arsenalit të paktën dhe për tri vitet e ardhshme. Ka qenë vetë klubi londinez që me anë të një postimi në rrjetet sociale i komunikoi tifozëve lajmin e shumëpritur.

Spanjolli ka firmosur rinovimin e kontratës deri më 30 qershor të vitit 2025. Që nga ardhja e tij tek topçinjtë, në dhjetor të 2019, Arteta ka koleksionuar 126 ndeshje nga te cilat  71 fitore, 20 barazime dhe 35 humbje.

Aktualisht Arsenal gjendet në kuotën e 63 pikëve dhe pozicionohet në vendin e katërt , 3 më pak se Chelsea i vendit të tretë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos