Të akuzuar për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, Apeli lë në burg të ndaluarit e Maqellarës

Nga A2 CNN
1 Qershor 2021, 11:05 | Aktualitet
Të akuzuar për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, Apeli

Gjykata e Posaçme e Apelit la të pandryshuar masën e sigurisë "arrest në burg" për shtetasit Denis Xholi dhe Albjon Çeku.

Dy personat u arrestuan përpara zgjedhjeve të 25 prillit në dyshimin e korrupsionit në zgjedhje. Ata u kapën me vlera monetare nga qytetarët në Dibër.

Denis Xholi dhe Albjon Çeku u ndaluan nga simpatizantët e Partisë Demokratike me 5 milionë lekë të vjetra, materiale udhëzuese për të votuar dhe postera elektoral. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos