Po bëhen pothuajse një javë, 17 persona të bllokuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, të akomoduar prej 48 orësh në një hotel për të kryer kohën e karantinës. Kryesisht shtetas me pasaporta shqiptare, që donin të hynin në tokën e tyre, por për shkak të izolimit të kufijve, mbetën të bllokuar nga pandemia, shteti shqiptar i refuzoi për 5 ditë rresht, duke i lënë në tokën neutrale. Deri në momentin që flasim, asnjë media nuk ka arritur të ketë akses me këtë komunitet njerëzish. A2 siguroi një komunikim me njërin prej personave, me banim në Korçë, e që sot ndodhet i akomoduar në hotel. (A2 Televizion)
Të izoluarit e Kapshticës izolohen në hotel
