Territorialja, Deputetja e PS: S’ka vota kundër, por sugjerime dhe kërkesa

Nga A2 CNN
5 Tetor 2026, 20:27 | Politikë

Deputetja e PS Aulona Bylykbashi thekson se nuk ka votë të deklaruar kundër Reformës së re Territoriale, që pritet të miratohet nga mazhoranca të enjten. E ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Dagnlli, deputetja Bylykbashi u pyet në lidhje me kundërshtitë e shprehura nga deputetët Braçe dhe Sina në lidhje me reformën.

“Nuk dëgjova ndonjë votë të deklaruar kundër, dëgjova vetëm sugjerime dhe kërkesa në raport me këtë proces. Gjatë gjithë procesit do të merren parasysh, ndoshta z.Brace do të jetë vetë pjesë e komisonit”, tha Bylykbashi.

E pyetur nëse i druhet një dështimi ditën e enjte, deputetja tha: “Jo nuk mendoj. Mendoj që PS ka gjithmonë diskutimet e saja të brendshme, që janë diskutime të frytshme dhe që i bëjnë mirë edhe demokracisë së brendshme dhe përmirësimit të produktit. Dua të them që kjo reformë është gjerësisht e konsultuar sepse ka kaluar në disa mbledhje komisionesh, dhe të gjithë deputetët e PS dhe të partive të tjera, kanë të drejtën të marrin pjesë në çdo mbledhje.”

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos