Mozaikë të realizuar në përsosmëri dhe me detaje të përkryera, mbizotërojnë në ambientet e brendshme përrallore të xhamive në Iran. Të ndërtuara me një stil unik, që nuk vërehet në xhamitë e tjera në botë, Irani tërheq shpesh vëmendjen e turistëve dhe fotografëve profesionistë.
I tillë është edhe fotografi Mohammad Reza Domiri Ganji, një student, i cili tregon për CNN Travel, vështirësitë e realizimit të këtyre fotografive mahnitëse. Ganji thotë se ai preferon kapjen e ambienteve të brendshme të xhamive që njihen për simetritë e tyre shumëngjyrëshe, kolonat e zbukuruara nga ornamente të veçanta, si dhe ndriçimin perfekt që reflektohet nga drita natyrale.
Të krijuara në mënyrë ideale, ambientet e brendshme të xhamisë, si p.sh, Mihrabet (vende të zbrazëta gjysmërrethore ku qëndron imami), pasqyrojnë një pafundësi ngjyrash që depërtojnë nga dritaret e shumta të vogla, mbi qilimat orientalë. (A2 Televizion)