Tensione në një nga hyrjet e stadiumit, tifozët përplasen me policinë

Nga A2 CNN
25 Maj 2022, 19:34 | Futboll
Tensione në një nga hyrjet e stadiumit, tifozët përplasen me

Kalimi i orës ka bërë që të ketë dyndje në hyrjet e stadiumit Air Albania para nisjes së ndeshjes finale të Conference League mes Romës dhe Feyenoord.

Kjo ka bërë që të krijohen tensione në një nga hyrjet e stadiumit, aty ku do të futen tifozët holandezë.

Ata kanë tentuar të kalojnë pa kontrollin e sigurisë. Kjo ka bërë që të ndërhyjnë forcat e policisë, të cilat kanë normalizuar situatën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos