Tërmeti i fuqishëm godet Kroacinë, të paktën 6 viktima

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2020, 12:32 | Bota

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe disa dhjetëra kanë mbetur të lënduar nga tërmeti që goditi këtë të martë Kroacinë, i magnitudës 6,4. Megjithatë, numri i saktë mbetet ende i pakonfirmuar, pasi me kalimin e orëve u vështirësua edhe operacioni i kërkim-shpëtimit.

Mes viktimave ishte edhe një vajzë 12-vjeçare, e para që u raportua se kishte humbur jetën.

Tërmeti goditi pak pas mesdite pranë qytezave Petrinja dhe Sisak, rreth 40 kilometra nga Zagrebi dhe u ndje në të gjithë Ballkanin, e deri në Hungari. Ai pasoi dy lëkundje të magnitudës 5 dhe 5,2 që goditën vendin të hënën.

Si pasojë e lëkundjeve të vazhdueshme, impianti bërthamor në Slloveni, Krsko, është mbyllur për arsye sigurie. Tërmeti i sotëm është shoqëruar edhe nga disa paslëkundje më të lehta. (A2 Televizion)

https://youtu.be/zBxa8-p6YpA
https://a2news.com/video/momenti-prekes-pas-termetit-ne-kroaci-shpetohet-nga-rrenojat-dhe-ribashkohet-me-te-birin/
https://a2news.com/2020/12/29/termeti-ne-kroaci-shkund-edhe-deputetet-sllovene/

A2 CNN Livestream

Latest Videos