Tërmeti 6,3 i shkallës rihter, i cili goditi Kroacinë pak pas mesditës të së martës, u ndje nga rreth 6 milionë persona, ndërsa janë raportuar dëme të shumta materiale, si dhe një person i vdekur.
Ndërkohë, tërmeti edhe pse ishte rreth 50 kilometra nga kryeqyteti, sërish në Zagreb janë raportuar dëme, mes të cilave edhe në godinat e Ministrisë së Ndërtimit dhe të Mbrojtjes.
Tërmeti i parë i fuqishëm u shoqërua edhe nga disa lëkundje të tjera më të lehta. (A2 Televizion)