“T’i lutet Zotit që të mos e gjej”, boksieri kërcënon Messi-n pas fitores ndaj Meksikës

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2022, 10:26 | Futboll

Argjentina triumfoi 2-0 ndaj Meksikës me një gol dhe një asist nga Lionel Messi, duke mbajtur gjallë shpresat për të kaluar grupin në Botëror.

Festa e lojtarëve argjentinas pas ndeshjes ishte e madhe edhe në dhomat e zhveshjes. Në një video të bërë virale, Lionel Messi duket teksa po hiqte këpucët, shtyn me këmbë një bluzë ose flamur të Meksikës. Ky veprim është komentuar gjerësisht si mosrespektim ndaj simboleve të Meksikës.

Pas kësaj videoje ka reaguar edhe boksieri meksikan, kampion i shumëfishtë botëror, Canelo Alvarez, i cili ka kërcënuar yllin argjentinas. “A e keni parë Messin duke pastruar dyshemenë me fanellën dhe flamurin tonë? Më mirë t’i lutet Zotit që të mos e gjej. Ashtu si unë respektoj Argjentinën, ashtu dhe ai duhet të respektojë Meksikën”, shkroi boksieri në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

https://twitter.com/i/status/1597038454050807808

A2 CNN Livestream

Latest Videos