Shumë e fortë për Kanadanë, Kroacia merr kryesimin e grupit

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2022, 18:57 | Futboll

Kroacia ka mposhtur me rezultatin 4-1 Kanadanë, duke marrë kryesimin e Grupit F.

Skuadra ballkanase, pavarësisht se e nisi ndeshjen në disavantazh, pas golit të Alphonso Davies që në minutën e dytë, reagoi jashtëzakonisht mirë, duke përmbysur rezultatin që në pjesën e parë, me anë të golave të Kramaric (36’) dhe Livaja (44’).

Në pjesën e dytë, ishte sërish Kramaric, i cili shënoi golin e tretë të ekipit dhe të dytin personal, në minutën e 70.

Në minutat shtesë, Majer vulosi gjithçka me golin e katërt.

Me këtë fitore, Kroacia kryeson grupin me 4 pikë, po aq sa Maroku, ndërkohë që Belgjika ndjek me 3 pikë, ndërsa Kanadaja, me asnjë pikë, bëhet skuadra e dytë e eliminuar nga Botërori.

Ndeshjet e fundit të Grupit F do të jenë Kroaci-Belgjikë dhe Kanada-Marok. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos