Tifozët e F1 ëndërrojnë: po vjen gjenerata e dytë e familjes Schumacher!

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2018, 12:16 | Sporte të tjera

Formula 1 është një sport ku mblidhen dëshirat dhe ëndrrat e miliona tifozëve. Por në të ardhmen e afërt një nga këto ëndrra mund të realizohen vërtet: një Schumacher i ri në pistë, dhe pse jo, dy të tillë!

Legjenda Michael vite më parë së bashku me djalin e tij tashmë pilot i Formula 2

Është lajm i këtyre ditëve angazhimi për sezonin e ri të Formula 2 të djalit të madh të legjendës Michael Schumacher, Mick. Gjermani 19 vjeçar do të debutojë me ekipin Prema Racing në kategorinë që konsiderohet paradhomë e elitës të Formula 1.

Vitin e kaluar i riu gjerman arriti të fitojë titullin evropian në Formula 3, duke shpalosur talentin dhe shpejtësinë e trashëguar nga i ati, ende në gjendje kritike pas aksidentit në vitin 2014 në pistën e skive të Meribel në Francë.

Michael dhe Ralf Schumacher së bashku në podium

Por gjërat nuk do të jenë të thjeshta, për djalin e kampionit. “Performanca dhe pesha janë diferenca më e madhe me Formula3. Është e pabesueshme shpejtësia e këtyre makinave”, deklaroi Mick në fund të testit të parë me makinën e tij të re.

Mick dhe djali i xhaxhait David, që mund të debutojë së shpejti në Formula 3 

Por ëndrra e tifozëve mund të realizohet edhe më e plotë, tani që në horizontin e familjes më të shpejtë në botë ka dalë një tjetër pilot: David, djali i Ralfit që në karrierën e tij të “errësuar” nga ylli i të vëllait Michael ka fituar gjithsesi 6 Çmime të Mëdha në 182 pjesëmarrje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos