Tirana Gate 2023 - Festivali që vë Ballkanin përballë vetes dhe letësisë

Nga A2 CNN
7 Tetor 2023, 22:49 | Aktualitet

Muzeun e shohin shpesh të gëlojë nga turistë të huaj. Shumica prej të cilëve të rritur e që kërkojnë me doemos të kuptojnë pak më shumë nga historia e këtij vendi që vizitojnë. Por, këtë fillim tetori, i gjetëm ndryshe. Qetësisë së mëngjesit, veç pak para mesdite, iu shua heshtja, ndërsa fëmijët ulur pranë pedanës së pritjes, nisën të recitonin e të bënin provat që duheshin për t’u bërë pjesë e një festivali letrar. Ata që dinë të lexojnë do të nisin rrugëtimin e tyre me librin në festivalin që i fton të gjithë. Edhe ata që ende nuk kanë mësuar të lexojnë por përmes ilustrimit e ndihmës së të rriturve kanë mësuar të recitojnë vargjet e moshës së tyre, ia nisin interpretimin që përpara se të kalojnë derën e Muzeut Historik Kombëtar... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos