Në një atmosferë spektakolare dhe emocionuese, tifozët shqiptarë të Milanit festuan në sheshin “Skënderbej” titullin kampion.
Një event i ogranizuar nga “Milan Club Albania” bëri bashkë të rinj e të vjetër, që kishin një të përbashkët: dashurinë për skuadrën kuqezi. Me shallin në qafë dhe fanellën veshur, qindra mijëra tifozë u bënë pjesë e festës së titullit.






Edhe për organizatorët, ky event doli jashtë çdo pritshmërie, ndërsa premtojnë se ky aktivitet nuk do të jetë i fundit.
Vetëm këtë sezon, në Shqipëri janë mbi 1000 tifozë kuqezi që janë abonuar si pjesëtar të “Milan Club Albania” dhe njihen nga klubi zyrtar nga karta kuqezi që ata disponojnë. (A2 Televizion)