Tre persona të dyshuar me Covid-19 në Durrës dërgohen drejt Spitalit Infektiv

Nga A2 CNN
26 Mars 2020, 10:08 | Aktualitet
Tre persona të dyshuar me Covid-19 në Durrës dërgohen drejt

Ashtu siç edhe pritej gjatë kësaj jave, vijon të rritet numri i personave të prekur me koronavirus në vendin tonë.

Tre raste të reja të dyshuar me Covid-19 janë dërguar mbrëmjen e kaluar nga Urgjenca e Durrësit drejt Spitalit infektiv në Tiranë.

Mes tyre një qytetar nga Fieri, i cili kishte ardhur dy ditë më parë tek të afërmit e tij në lagjen 13 në plazh.

Tre qytetarët janë paraqitur me  shenja të virusit ndërsa transportimi i tyre është bërë i menjëhershëm, pritet rezultati i tamponit për rastet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos