Zjarr në një magazinë. Izolohen flakët, materialet drusore rrezikuan objektin në Gjirokastër

Nga Rigels Malile
11 Nëntor 2026, 23:11 | Kronikë

Një vatër zjarri është regjistruar në një magazinë druri, pranë ish-Parkut në Gjirokastër.

Dy grupe shërbimi, të angazhuara me dy automjete zjarrfikëse dhe një autobot për furnizimin me ujë shkuan në vendngjarje, ku u konstatua se zjarri kishte rënë në ambientet e brendshme të magazinës, ku kishte materiale drusore, duke krijuar rrezik për përhapjen e flakëve në të gjithë objektin, shkruan A2.

Për të bërë të mundur ndërhyrjen nga jashtë drejt ambienteve të brendshme, efektivët e shërbimit zjarrfikës kryen prerjen e hekurave mbrojtëse të një dritareje, duke krijuar akses për futjen e ujit dhe neutralizimin e vatrës së zjarrit.

Zjarri u izolua në kohë dhe u bë i mundur parandalimi i përhapjes së flakëve në pjesën tjetër të magazinës.

Si pasojë e zjarrit pati vetëm dëme të vogla materiale. Nuk u lejua përhapja e zjarrit në ambientet e tjera të objektit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos