Triumfi në edicionin e parë të Conference League ka “çmendur” me mijëra fansa të Romës, pasi skuadra e tyre e zemrës fitoi 1-0 ndaj holandezëve të Feyenoord, me gol të realizuar në pjesën e parë nga Zaniolo.
Ndërsa me mijëra tifozë kishin ardhur në Tiranë, shumë të tjerë kanë mbushur stadiumin Olimpico të Romës, madje edhe fushën e tij, duke nisur një festë që me siguri do të zgjasë gjatë në kryeqytetin e Italisë. (A2 Televizion)
