Trump pritet me një statujë “floriri” me shapka me gisht, para fjalimit në konferencën e konservatorëve

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2021, 13:50 | Lifestyle

E diela do të jetë dita kur ish-presidenti amerikan Donald Trump do të mbajë fjalimin e tij të parë pas lënies së detyrës, në Konferencën e Aksionit Politik Konservator (CPAC).

Për t’i uruar mirëseardhjen organizatorët nuk ishin kursyer aspak, pasi kanë vendosur në hyrje sallës ku Trump do të mbajë fjalimin e tij një statujë ngjyrë floriri të ish-presidentit, veshur me pantallona të shkurtra dhe shapka me gisht.

Shtatorja rreth 1,8 metra e lartë, tërhoqi pa diskutim vëmendjen e të pranishmeve në hotelin “Hyatt Regency” ku edhe po mbahet konferenca. Ajo është realizuar nga Tommy Zegan, një artist nga Kalifornia, i cili tha se me këtë vepër donte t’u kthente përgjigje të gjithë atyre që talleshin me Trump përmes artit.

“Dy vite më parë, kur pashë statujat e Trump lakuriq apo ulur në tualet mendova se unë mund të bëj gjëra më të bukura se ato”, tha Zegan për CNN. Ai shtoi se modeli i paraqitur në konferencë është një imitim me pleksiglas, ndërsa statuja e vërtetë që është prej çeliku ndodhet në një magazinë në Tampa. “Shpresoj që një ditë vepra ime të futet në Librarinë Trump”, tha Zegan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos