
Drejtori i Urgjencës Kombëtare, dr. Skënder Brataj, ka përshëndetur të gjithë përmes rrjeteve sociale, pasi sot u zbulua se mjeku i njohur ishte konfirmuar pozitiv ndaj koronavirusit.
Brataj sqaroi se gjendet në “një fazë të lehtë” të sëmundjes dhe se po kurohet në shtëpi, me temperaturën që ka rënë nga dita e djeshme.
“Është normale, që sado masa parandaluese të marrësh, në front mund të dëmtohesh në këtë luftë të padukshme, ndërsa ju mundeni të ekspozoheni sa më pak”, ishte mesazhi i drejtorit të Urgjencës Kombëtare. (A2 Televizion)