"Ukrainasit dhe rusët, një popull”, Putin: Mercenarë të huaj po përdorin civilët si mburoje

Nga A2 CNN
3 Mars 2022, 18:09 | Bota
"Ukrainasit dhe rusët, një popull”, Putin: Mercenarë

Në një deklaratë për mediat këtë të enjte, ndërsa delegacioni ukrainas dhe ai rus u takuan në Bjellorusi për raundin e dytë të negociatave, Vladimir Putin tha se nuk do të tërhiqet pas.

Ai u shpreh se ukrainasit dhe rusët janë i njëjti popull dhe se askush nuk mund të kërcënojë Rusinë. Putin tha gjithashtu se në Ukrainë janë futur mercenarë të huaj, të cilët po përdorin civilët si mburoje.

Pavarësisht deklaratave të ekspertëve se agresioni rus ka hasur pengesa të paparashikuara nga drejtuesit ushtarak rusë, Putin u shpreh se operacioni i tij special në Ukrainë është duke shkuar sipas planit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos