Ulja e temperaturave dhe ndalimi i gjuetisë rrisin numrin e shpendëve në Liqenin e Prespës dhe të Pogradecit

Nga A2 CNN
17 Janar 2021, 12:58 | Lifestyle
Ulja e temperaturave dhe ndalimi i gjuetisë rrisin numrin e shpendëve

Ulja e temperaturave por edhe ndalimi i gjuetisë ka bërë që këtë vit në liqenet e Qarkut të Korçës të numërohen më shumë shpendë sesa vitet e kaluara. Nga numërimi i i kryer në Liqenin e Prespës dhe të Pogradecit vërehen edhe shpendë të rrallë por më së shumti bie në sy numri i lartë i tyre.

Gani Bego Specialist i Zonave të Mbrojtura, thotë se të gjithë të apasionuarit pas gjuetisë duhet t’i shmangin zonat e mbrojtura pasi jo vetëm që janë nën vëzhgim të rreptë por edhe masat administrative që aplikohen janë të rënda.

Ky census zhvillohet për të gjashtin vit rresht nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, në bashkëpunim të ngushtë me ekspertë, organizata jofitimprurëse mjedisore dhe studentë që zhvillojnë Censin e Shpendëve Dimërues 2021. Ky census zhvillohet njëkohësisht në 146 vende të botës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos