
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, do të vizitojnë Kievin, ditën e dielë.
“Nuk besoj se është sekret që njerëz nga SHBA do të vijnë për vizitë te ne, ditën e nesërme. Do të vijë zoti Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes”, tha Zelensky në një konferencë për shtyp.
Presidenti ukrainas shtoi se pret që edhe vetë Presidenti amerikan Joe Biden, të vizitojë Ukrainën, “kur të jenë kushtet e duhura të sigurisë”.
Shtëpia e Bardhë nuk ka pranuar që të komentojë këtë vizitë të mundshme të Sekretarit të Shtetit dhe atij të Mbrojtjes në Ukrainë. (A2 Televizion)