
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kanë startuar vaksinimin e mësuesve edhe në qytetin e Fierit. Nga ky qytet, ministrja është shprehur optimiste mbi ecurinë e procesit të vaksinimit me vaksinën e AstraZeneca.
Por, në qytetin e Korçës, dita e dytë e vaksinimit duket se ka ulur ndjeshëm numrin e mësuesve të vaksinuar. Kryetari i sindikatës së pavaruar të arsimtarëve në këtë qytet, shprehet se mësuesit janë të frikësuar nga mungesa e informacionit dhe vetëm një pjesë e vogël kanë pranuar të vaksinohen.
Sipas kryesindikalistit të arsimtarëve, një pjesë e mësuesve që kishin bërë vaksinat një ditë më parë, sot nuk ishin paraqitur në shkollë, pasi kanë shfaqur temperaturë, që është një nga efektet anësore të vaksinës. (A2 Televizion)