
Australia nuk regjistroi asnjë rast të ri lokal me Covid-19, të shtunën, për herë të parë që nga 9 qershori, duke shënuar një moment historik në betejën e vendit kundër virusit vdekjeprurës.
Pika e kthimit të dukshëm vjen disa muaj pasi shteti i Viktorias deklaroi "gjendjen e katastrofës" për të ndaluar një shpërthim edhe më të madh se ai ku rreth 725 njerëz në rezultonin pozitiv në një ditë të vetme.
Edhe Melburni, qyteti në epiqendrën e epidemisë së koronavirusit të Australisë, shënoi ditën e dytë të njëpasnjëshme pa ndonjë rast të transmetuar lokalisht.
Që nga përfundimi i bllokimit të tij të rreptë 112-ditor, të martën, qyteti me 5 milionë banorë ka regjistruar vetëm shtatë raste të reja Covid-19.
Po ashtu, numri i rasteve aktive në vend ka rënë në mënyrë të vazhdueshme gjatë 30 ditëve të fundit.
Autoritetet kanë thënë se ata do të konsiderojnë heqjen e kufizimeve nëse situata vijon të shkojë drejt përmirësimit.
(A2 Televizion)