Festivali i aventurave ka çelur sezonin turistik në jug të vendit. “South Outdoor” festival ka nisur pasditen e së premtes për të pritur rreth 3000 turistë të huaj dhe vendas në Borsh dhe fshatrat përreth. Sportet kanë qenë kryefjala e ditëve, ndërsa muzika live nga artistët më në zë shqiptare ka pushtuar mbrëmjet përgjatë vijës bregdetare të Borshit. Ky edicion i tretë i “South Outdoor Festival” ka zgjatur katër ditë dhe finalizohet me çmime për kampionët e sporteve mesditën e sotme në Porto Palermo. Gazetarja Luela Myftari dhe operatori Erald Kucuku kanë përcjellë gjatë këtyre ditëve pak nga magjia e jugut. (A2 Televizion)
Vera po vjen, festivali i aventurave, çeli sezonin turistik ne jug te vendit
