Videot me fëmijë, më të suksesshmet në YouTube

Nga A2 CNN
25 Korrik 2019, 19:00 | Teknologji
Videot me fëmijë, më të suksesshmet në YouTube

Videot në YouTube që kanë fëmijë nën 13 vjeç në përmbajtjen e tyre marrin 3 herë më shumë klikime sesa videot ku nuk shfaqen fëmijë.

Studimi është realizuar nga “Pew Research Center”, në SHBA, që mblodhi disa nga kanalet më të famshme në YouTube (ato me mbi 250 000 përdorues të regjistruar) dhe analizoi videot e tyre të postuara në javën e parë të muajit janar të këtij viti.

Edhe pse një numër i vogël videosh ishin krijuar për fëmijë, ato morën mesatarisht më shumë klikime se videot e tjera që nuk ishin krijuar për fëmijët. Çdo video që kishte në të një fëmijë nën 13 vjeç mori rreth 3 herë më shumë klikime se videot e tjera.

Një zëdhënës i YouTube tha për “The Verge” se kompania nuk ka komente mbi metodologjinë e studimit, por shtoi se videot më të suksesshme në YouTube janë nga kategoria komedi, muzikë, sport dhe “si të”.

Në fakt, YouTube e thotë qartësisht se platforma e tij nuk është menduar për fëmijë nën 13 vjeç dhe kompania ka krijuar një aplikacion të veçantë për të miturit: YouTube Kids. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos