
Parlamenti vijon të mbushë karriget e lëna bosh nga deputetët e Partisë Demokratike dhe ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dha sot 3 mandate të reja, kandidatëve në lista të cilët kishin dorëzuar formularët e dekriminalizimit.
Tre emrat e rinj të Kuvendit të Shqipërisë janë: Edmond Stojku nga Lëvizja Socialiste për Integrim në Tiranë, Halit Valteri nga listat e Partisë Demokratike në Tiranë, si dhe Vasil Sterjofskit nga PD në Korçë.
Betimi i tre deputetëve të rinj pritet të bëhet gjatë seancës parlamentare të kësaj të enjteje, të cilët do t’i shtohen edhe 112 deputetëve. (A2 Televizion)